Kishte shpresë se ligat gjermane do të jepeshin aprovimin për të luajtur më 9 maj të kësaj jave ndërsa vendi vazhdon betejën e tij kundër krizës së
koronavirusit.
Por ai vendim tani është shtyrë deri në ditën e mërkurë
javën e ardhshme, do të thotë se nuk do të fillojë deri më 16 maj së paku.
Klubet ishin rikthyer në stërvitje me shpresë se sezoni do të fillonte të shtunën.
Këto shpresa u ndërprenë të enjten në mes të sugjerimeve se do të ketë forcim të kufizimeve të
bllokimit në Gjermani pasi rastet e
koronavirusit po rriten në vend.
Tani
ekziston një besim se kancelarja Angela Merkel do të duhet t’i ashpërsojë sërish masat pasi fillimisht lejoi që dyqanet, shkollat dhe kishat të hapen përsëri.
Shtuar më 30/04/2020,
ora 15:37