Bundesliga Gjermane – Java e 31
Albeu.com
Futbollistët e Bayernit të Munihut kanë gjasa që në javën e 31-të të Bundesligës të sigurojnë titullin e kampionit. Ekipi nga Munihu do të jetë mysafir në Volfsburg dhe do ti mjaftojë një pikë që ta pret shiritin e kuq me titullin e kampionit.
Për pozitën e dytë dhe kualifikim direkt në Ligën e Kampionëve drejtpërsëdrejti po bëjnë gara Verderi dhe Shalke. Në Bremen këtë fundjavë do të arrijë Enerxhi Kotbusi me Ervin Skelën, ashtu që para të "gjelbërve" është një punë më e lehtë. Në Gelsenkirhen vjen skuadra e paparashikueshme e Hanoverit me Altin Lalën, të cilët nuk kanë kurfar ngarkese për marrjen e një rezultati të mirë.

Një luftë e barabartë në Bundesligë është duke u zhvilluar për dy vendet të cilat sezonin e ardhshëm sigurojnë pjesëmarrjen në Kupën e UEFA-së, ndërsa konkurrues janë Baer L., Shtutgarti dhe Hamburger. Shtutgardi është mikpritës I Ajntrahtit të Faton Toskit, përderisa dy skuadrat tjera do të luajnë në terren mysafir edhe atë me skuadrat që luftojnë për mbijetesë. "Farmaceutët" përballen me Duizburgun, ndërsa Hamburgu udhëton për në Roshtok. Kandidat për ikje nga elita e futbollit gjerman janë Arminia dhe Nirnbergu. Skuadra nga Bilefeldi përballet me Bohumin, përderisa Nirnbergu të premten (20:30) do të jetë mysafir në Dortmund. "Milionerët" kanë siguruar pjesëmarrjen në Kupën e UEFA-së.



E Premte, 2 maj:



20:30h Borusia (D) - Nirnbergu

E Shtunë, 3 maj:

Arminia - Bohumi

Hanza - Hamburgu

Herta - Karlsrue

Shalke - Hanoveri

Shtutgarti - Ajntrahti

Verderi - Kotbusi

E Diel, 4 maj:

Duizburgu - Bajer (L)

Volfzburgu – Bajern (M)
Shtuar më 02/05/2008, ora 19:05
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori