Lojën e bën
Borussia Monchegladbach por tri pikët i merr Bayer
Leverkusen. Në ndeshjen hapse të javës së 20 të Bundesligës "Aspirinat" arritën suksesin e dytë rradhazi pasi mposhtën 1-0 skuadrën e Lucien Favre, duke u shkaktuar këtyre të fundit humbjen e tretë në po kaq ndeshje gjatë vitit 2014. Me këtë fitore skuadra e Sami Hyppia konsolidon vendin e dytë në Bungesligë dhe e ngushton përkohësisht në 10 pikë diferncën me Bayernin kryesues.
Ndeshja nisi shumë më mirë për Gladbach që dominoi gjatë gjithë pjesës së parë. Në minutën e 19 Patrick Herrmann
provoi me një gjuajtje fluturimthi por portieri Leno priti duke e dërguar topin në goditje këndi. Një tjetër rast i rrezikshëm për vendasit ishte ai i minutës së 32 ku Max
Kruse lëshoi një predhë nga distanca por
goditja e tij u devijua nga një mbrojtës i Leverkusenit dhe përfundoi paksa mbi traversë. Pjesa e parë në
Borussia Park u mbyll në shifrat 0-0.
Pas pushimit
Leverkusen hyri me një tjetër mentalitet në fushë duke parë më shumë nga porta e kundërshtartëve. Në minutën e 59 Emre Can do të jepte sinjalin e parë por
goditja e tij ishte disi e lehtë dhe u prit nga portieri Ter Stegen në dy kohë. Gjithsesi goli nuk do të vononte për aspirinat, në minutën e 62 Heung Min Son do të kalonte Bayer
Leverkusen në avantazh. Koreano-jugori pasi mori një pasim nga Sidney Sam gjuajti në mënyrë perfekte nga një distancë prej 20-metrash duke lënë të shtangur në vend portierin e Gladbach-ut Marc Andre Ter Stegen.
Në minutën e 75 Kiessling pati një mundësi të mirë për të dyfishuar rezultatin por
goditja e tij ishte shumë e gabuar. Gjithsesi
Borussia Monchegladbach nuk u dorëzua dhe
provoi deri në fund për të arritur barazimin, në minutën e 77 Wendt dha një pasim fantastik për
Kruse, por ky i fundit edhe pse në një pozicion shumë të volitshëm nuk arrite dot të shënonte pasi
goditja e tij u prit nga portiere Leno.
Në minutën e 83
provoi edhe braziliani Rafael por tentative e tij përfundoi jashtë, duke bërë që e gjithë sfida të mbyllej në shifrat 1-0 për skuadrën e Sami Hyppia. /albeu.com/
Shtuar më 08/02/2014,
ora 11:11