Bundesliga mbërin në Kinë
Bundesliga ka hapur selinë e saj të parë në Kinë. Sipas "SportMediaset", zyrA është inauguruar në Pekin dhe ka si qëllim të përmirësojë komunikimin mes kampionatit gjerman dje tifozëve të saj në vendete lindjes.

Një nga detyrat e para të kësaj zyre është që të organizojë një vizitë prej katër ditësh në Pekin gjatë muajit prill të ish-trajnerit të Gjermanisë, Jurgen Klinsman, në kuadër të projektit "Bundesliga Legends Tour".

Kjo është zyra e dytë që përfaqëson futbollin gjerman në Azi. Bundesliga është e pranishme edhe në Singapor që nga viti 2012.
Shtuar më 27/03/2019, ora 17:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori