Bundesliga nuk heq VAR-IN, por përgjegjësin e saj
Federata Gjermane e Futbollit vendosi të shkarkojë nga detyra Hellmut Krug, supervizorin e sistemit VAR. Ky i fundit akuzohet se ka favorizuar Schalken, pasi ka qenë i pranishëmGelsenkirchen, në ndeshjen kundër Wolfsburgut.

Edhe pse Video Assistant Referee vlerësohej si sistemi që do të kufizonte gabimet e arbitrave dhe do ti ndihmonte që në raste të dyshimta të marrin vendimin më të drejtë, pa ndikuar në rezultatin e ndeshjes, në Bundesligë shpërthyen polemikat.

Akuzat rreth Hellmut Krug shpërthyen gjatë javëve të kaluara, për shkak të disa episodeve në të cilat përgjegjësi i sistemit VAR ndikoi në vendimet e asistentëve videopranishëm në ndeshje.

Problematikat më të mëdha ishin ato në ndeshjen e Schalkes dhe Wolfsburg, gjatë së cilës u morrën dy vendime që favorizuan vendasit. Krug ndikoi në vendimin e asistentit video Marco Fritz për të akorduar 11-metërsh në favor të ekipit nga Gelsenkirchen, qytet ku për më tepër Krug ka lindur.

Ish-supervizori tashmë nuk do të ketë asnjë përgjegjësi në sistemin VAR, por do të qëndrojë në detyrë në Federatën Gjermane, ku do të kujdeset për analizat e dokumentacionit teknik. /Albeu.com/
Shtuar më 07/11/2017, ora 12:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori