Bundesliga: Schalke dhe M'Gladbah, hapa fals (VIDEO)
Bundesliga
Sapo kanë përfunduar 5 ndeshje të javës së 20-të të Bundesligës gjermane. Bihen në sy barazimet e Schalke 04 në shtëpi kundër Mainz 05 dhe Borussia Munchengladbah në fushën e Wolfsburg.

Të dy skaudrat më suprizuese të këtij sezoni në Bundesligë me këtë hap fals humbën mundësinë për të qëndruar në krye të klasifikimit së bashku me Borussia Dortmund dhe Bayern Mynih që luan në 18.30 ndaj Hamburg.

Në ndeshjet e tjera, Leverkusen barazoi në shtëpi Stuttgart, teksa deri në minutën e 90-të po kryesonte ndërsa Hannover 96 i Lalës fitoi në Olimpia Stadium ndaj Hertha Berlin. /albeu.com/

Rezultatet e plota:

B.Leverkusen 2 - 2 Stuttgart
Hertha B. 0 - 1 Hannover
Hoffenheim 2 - 2 Augsburg
Schalke 1 - 1 Mainz
Wolfsburg 0 - 0 Monchengladbach



Shtuar më 04/02/2012, ora 17:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori