Bundesliga zbulon planin e rinisjes, dyer të mbyllura me 239 persona në stadium
Ndeshje me dyermbyllura, me akses të lejuar për 239 persona të seleksionuar. Është kjo hipoteza – që publikohet nga ‘Bild’ – mbi të cilën po punon DFL, Liga gjermane e futbollit, për të rinisur Bundesliga pas emergjencës koronavirus.

Në detaje, do të lejohen 126 persona në fushë (lojtarë, trajnerë, mjekë, televizione e kapës topash, (të reduktuar në katër e jo 12 si zakonisht) e 113 persons në tribuna, mes gazëtarëve e personelit të sigurisë, edhe ta të reduktuar, e vetëm tetë drejtues për skuadër.

Hyrja ndalohet për të ftuar vip e zyrtarë të klubeve pa funksion, ndërsa jashtë stadiumit do të vepronin rreth 50 punonjës të shërbimit të rendit. Në ndeshjen e vetme të luajtur me dyermbyllura, Borussia Moenchengladbach-Coln në 11 mars, u autorizuan të futeshin 600 persona, numër që liga gjermane e konsideron të tepëruar.

Bundesliga është e ndaluar të paktën deri në 30 prill: shpresa e Dfl është ajo për të rinisur në fillim të majit.
Shtuar më 07/04/2020, ora 17:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori