Bunjaki befason të gjithë: Ja pika më e dobët e Kroacisë
Pëlqej
Albert Bunjaki ka deklaruar se konkurrenca e fortë mund të jetë pika më e dobët e Kroacisë

Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki ka treguar pikat e dobëta të Kroacisë para ndeshjes me skuadrën e tij, në kualifikimet për Kupën e Botës.

Ai tha se konkurrenca e fortë mund të jetë një problem për Kroacinë dhe minutat e shumtë që kanë luajtur lojtarët e kësaj kombëtareje.

“Problemi i Kroacisë mund të jetë kualiteti shumë i madh në skuadër, pasi e ka shumë të vështirë që të përzgjedh. Nëse largoni një lojtar të Real Madridit, aktivizoni një tjetër të Barcelonës ose Juventusit, është shumë e vështirë”, deklaroi Bunjaki gjatë konferencës për media.

“Mund të jetë se lojtarët janë të lodhur për shkak se luajnë shumë minuta, pasi ka mesfushën më të mirë në botë, jo një nga më të mirat”.

Ndeshja ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës do të zhvillohet nesër me 2 shtator nga ora 20:45. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2017, ora 18:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori