Bunjaki e merr seriozisht miqësoren me Shqipërinë: S'kemi kohë për festa
Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, e ka marrë seriozisht miqësoren e 13 nëntorit kundër Shqipërisë. Për të, ndeshja nuk do të jetë e tëra festë. Do të merret me seriozitet dhe do të jetë në vazhdën e përgatitjeve për debutim të Kosovës në arenën ndërkombëtare për ndeshje kualifikuese.

"Do të ketë emocione të ndryshme, mirëpo me të nisur loja do të jetë gjithçka serioze. Kemi të bëjmë, në të dyja anët, me lojtarë profesionistë. Secili lojtar, qoftë në Kosovë apo në Shqipëri, në fund të ndeshjes dëshiron të dalë fitues. Kjo vjen vetvetiu për shkak se janë lojtarë me karakter të fituesit. Në aspektin sportiv nuk kemi kohë si Kosovë të festojmë. Duhet ta shfrytëzojmë këtë lojë si test të mirë për të parë se ku jemi. E di që është lojë festive, por për Kosovën nuk ka kohë për festë", ka thënë Bunjaki për Koha Ditore.

Miqësorja Kosovë-Shqipëri do të jetë vazhdim i festës për kualifikimin historik për në "France 2016", i cili nisi në Tiranë dhe do të vazhdojë edhe në Prishtinë. /albeu.com/
Shtuar më 06/11/2015, ora 12:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori