Bunjaki i dërgon një mesazh Januzajt
Trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki, ka thënë se nuk do të mundohen më që ta bindin Adnan Januzajn, por ai e ka gjithnjë derën hapur.

Bunjaki shpreson se anësori shqiptar do të trokas në derën e Federatës së Futbollit të Kosovës.

“Nuk ja mbyllim derën Adnan Januzajt, ne kemi shprehur interesim. Nuk ka pasur më tentim për ta bindur Januzajn. Ai duhet të trokit tani në derën e Federatës”, ka thënë Bunjaki.

“Ne e kemi përcjellë atë qysh në moshën 16 vjeçare. Edhe zyrtarisht i kemi shprehur interesim. Me babën e tij nuk kam pasur kontakt, dera për të është gjithmonë e hapur, por asnjë hap më nuk e lëvizim për ta bindur atë”, ka thënë ai./Albeu.com/
Shtuar më 30/09/2016, ora 20:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori