"Bunkeri" Juventus si Barça, më lart se Reali dhe Bayerni
Juventus është një bunker i vështirë për t'u thyer edhe në Europë. Bardhezinjtë do të luajnë ndeshjen e radhës në "Juventus Stadium" ndaj Lionit për të prerë një biletë për në raundin tjetër.

Në shtëpinë saj Juventus nuk humbet që nga 2013-ta, kur Mandzukic (atëherë lojtar i Bayernit) ka udhëhequr Bayern Munich drejt fitores në Torino. Qëkur luan Champions-in në stadiumin e ri, ajo ka qenë ndalesa e vetme e skuadrës së Allegri-t.

Nga ai moment “Zonja e Vjetër” ka vendosur një rekord të vogël që e ka çuar të ngjitet në të njëjtën shkallë me Barcelonën. Janë 18 rezultatet e njëpasnjëshme pozitive të regjistruara mes mureve mike nga dy protagonistet e finales së Berlinit, e fituar më pas nga katalanasit.

Mbrapa krahëve të Juventus dhe Barçës vjen Bayern Munich, i ndalur në kuotën e 14 ndeshjeve, dhe Real Madrid me 10.

Shtuar më 01/11/2016, ora 16:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori