Burak Yilmaz në planet e United
I ndjekur gjatë nga Lazio verën e shkuar tani rikthehet sërish në qëndër të vëmëndjes për merkaton e verës së ardhshme. Po flasim për Burak Yilmaz, sulmuesin turk të Galatasaray, protagonist i një pjese të parë sezoni të shkëlqyer duke arritur të shënojë 7 gola në 7 ndeshje të Champions League dhe duke tërhequr vëmëndjen e një klubi të madh siç është Manchester United, raporton Fanatik.com.tr.

Ish sulmuesi i Trabzonspor ka një kontratë me klubin nga Stambolli deri në vitin 2016 dhe vlera e kartonit të tij përllogaritet rreth 12 milionë euro, por për të interesohen edhe klube të tjerë si: Liverpool, Atletico Madrid dhe Juventus. /albeu.com/
Shtuar më 25/02/2013, ora 12:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori