Nesër do të operohet mbrojtësi argjentinas i Romës, Nicolas
Burdisso. Mjekët që do kryejnë ndërhyrjen kirurgjikale janë Prof. Giuliano Cerulli dhe Dr. Daniel Martinez, të dy mjekë të kombëtares argjentinase. Arsyeja e
operacionit është: ligamentet e gjurit të majtë të këputura rëndë gjatë ndeshjes Kolumbi-Argjentinë.
Kështu,
Burdisso i jep lamtumirën këtij
sezoni futbollistik por arrin të gjejë fjalët përpara mikrofonave të "Sky Sport": "
Falenderoj këdo që më ka qëndruar afër, dua ti përshëndes të gjithë. Tani mendoj vetëm për operacionin e nesërm". /albeu.com/
Shtuar më 18/11/2011,
ora 18:09