Burgjet speciale për huliganët britanik
Janë krijuar burgje special për të pritur huliganët anglez. Kjo është fjala e Aleksei Navalni kundërshtarit politik të Vladimir Putin.

Ai tregon se si burgjet që përdoreshin për të arrestuarit administrativë tani janë kthyer në burgje të klasit të parë me kushte speciale. Kjo gjë ka ndodhur sepse autoritet duan të arrestojnë huliganët anglez dhe të mos bëjnë figurë të keqe.

“Në të gjitha qelitë kanë bërë riparime dhe përshtatje në stilin europian, duke pikturuar hekurat rrethues dhe në vend të vrimave në dysheme, kanë instaluar WC. Kanë vendosur dyert dhe kanë shpërndarë shumë topa futbolli. Tani hahet më mirë se në restorante, madje ka edhe një kamarier, një kadet i shkollës së policisë që sillet vërdallë nëpër burg, duke shpërndarë menu dhe njëlloj si në aeroplan, të burgosurit mund të zgjedhim mes dy varianteve. Madje ekziston edhe opsioni hallall, ndërsa mes ëmbëlsirave është tiramisu”, tregon opozitari i Putin.

“Meqenëse të punësuarit nuk flasin anglisht, kanë angazhuar si stazhiere student të universitetit të gjuhëve të huaja të Moskës, që mbajnë veshur uniforma speciale, diçka mes policeve dhe stjuardesave. Gjëja më e çuditshme është që nëpër qeli kanë instaluar ekrane me kristale të lëngshme, në mënyrë që të arrestuarit të mund të shohin ndeshjet. Atyre që dalin nga burgu u jepet dhuratë, ose një libër me ligjet ruse”- u shpreh Aleksei Navalni. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2018, ora 20:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori