Burkina Faso dhe Kameruni në gjysmëfinalen e Kupës së Afrikës
Burkina Faso dhe Kameruni janë dy skuadrat e para gjysmëfinaliste të KupësAfrikës që po zhvillohet aktualisht në Gabon.

Nuk kanë fund surprizat në këtë edicion sepse pas eliminimit të vendit organizator, Algjerisë dhe kampionëve në fuqi të Bregut të Filidishtë, i japin lamtumirës Kupës së Kombeve edhe dy përfaqësuese të tjera pretendente për t’i shkuar deri në fund turneut, Tunizia dhe sidomos Senegali.

Burkina iu fal golave të Bance dhe Nakoulmas për të thyer me shifrat 2-0 Tunizinë, ndërkohë që luanët e pamposhtur të Kamerunit kaluan pas goditjes së penalltive me rezultatin 5-4, Senegalin e emrave me peshë, si Koulibaly, Mane e Keita.
Shtuar më 29/01/2017, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori