Burrë "macho", ja ç’thotë modelja e famshme për Kariusin (FOTO LAJM)

Prej dy vitesh portierit gjerman, Loris Karius, nuk po i ndahet makthet e gafave në fushën e blertë.

Pas asaj paraqitjeje “horror” në finalen e Championsit të vitit 2018 Real Madrid – Liverpool, 26-vjeçarit nuk gjeti shërim nga kjo sëmundje edhe në aventurën turke me Besiktas. Megjithatë, jeta sentimentale “shkon vaj” për Loris, i cili ndihet si në qiellin e shtatë në krahët e modeles Sophia Thomalla, me të cilën është fejuar.

Bukuroshja gjermane, e cila është gjithashtu prezantuese dhe aktore filmash, thotë se i pëlqejnë tipat “macho”, si Karius: “Loris, ndonjëherë ma mbyll derën në fytyrë dhe pas dy orësh thotë: ku është Sophia? Këta lloj meshkujsh më pëlqejnë, ja, kështu jam unë.”

Për Sophian, gafat e Loris Karius janë pjesë e lojës, mjafton që ai në shtrat të jetë burri që ajo ka ëndërruar gjithmonë.
Shtuar më 12/11/2019, ora 21:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori