Bursaspori në sulm për Cikalleshin, i ofron rolin e titullarit
Bursaspori është gati të paguajë vlerën e kartonit të Sokol Cikalleshit për të transferuar sulmuesin e Kombëtares shqiptare.

Lajmi vjen nga mediat pranë klubit turk, që shkruajnë se kjo skuadër është gati ta blejë sulmuesin që mendohet të kushtojë 2.25 milionë euro.

Ai ka edhe një vit kontratë me Basaksehirin, skuadër që do ta kthejë në ekip sulmuesin, sikurse deklaroi një ditë më parë presidentit i nënkampionëve të Turqisë.

Vetë Cikalleshi e ka bërë me dije se kërkon një skuadër ku ai të jetë sulmuesi kryesor dhe Basakshehiri nuk ia ofron këtë gjë.
Cikalleshit me Akhisar shënoi 10 gola dhe dhuroi 5 asiste në 27 ndeshje të luajtura.
Shtuar më 11/06/2017, ora 13:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori