Busaka do te ndaje drejtesine ne finalen e Liges se Kampioneve
Albeu.com
Drejtësinë në ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve Evropian mes Manchester Unitedit dhe Barcelonës, e cila do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin Olimik në Romë, do ta ndajë referi zviceran Masimo Busaka.Për Busakan kjo do të jetë finalja e dytë që referon në kupat Evropiane, pasi që në vitin 2007 , ai ndau drejtësinë në finalen e Kupës Uefa, ku u ndeshën dy skuadrat nga Spanja Sevilla dhe Espanjoli. Gjithashtu ky refer ndau drejtësinë edhe në gjysmëfinalen e parë të vitit të kaluar të Ligës së kampionëve, kur u takuan pikërisht finalistët e këtij viti Barcelona dhe Mançester Junajtedi. Në atë ndeshje gjysëmfinale nuk pati fifues pasi që ndeshja u mbyll me barazimin pa gola.
Zvicerani 40-të vjeçar tani më 10-të vite ndan drejtësinë në ndeshjet ndërkombëtare dhe deri më tani ka referuar në 32 ndeshje të Ligës së Kampionëve evropian, ndërsa sivjet ndau drejtësinë në 6 prej tyre në mesin e të cilave edhe fitorja e “djajve” në çerekfinalen ndaj Portos. UEFA vitin e kaluar në EURO 2008 ia besoi ndeshjen gjysëmfinale mes Gjermanisë dhe Turqisë. Busaka është në listën e referëve të cilët do ndajnë drejtësinë edhe në botërorin e 2010-tës.
Shtuar më 26/05/2009, ora 03:25
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori