Bushi: E vendosëm Spanjën në vështirësi, por ishim të pafat
Pëlqej
albanbushi
Kombëtarja e Shpresave u mposhjt nga Spanja me shifrat minimale 1-0 në sfidën e zhvilluar në “Selman Stërmasi”. Trajneri i kombëtares së shpresave, Alban Bushi tha se është i lumtur me lojën që zhvilluan kuqezinjtë pasi i vendosëm në vështirësi kundërshtarët.

“Nuk mund të them se ishim të pafat, pasi luajtëm ndaj Spanjës, që krijoi shumë mundësi shënimi. Gjithsesi, ndryshe nga ndeshja e parë në Spanjë, këtë herë luajtëm me më shumë guxim dhe me pak fat në anën tonë, edhe mund të kishim shënuar”, tha Alban Bushi. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2018, ora 10:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori