Bushi i rrëmben Kosovës një lojtar, falë Armend Dallkut
Atmosfera mes Kombetares Shqiptare dhe asaj Kosovare është e paqtë. Të paktën lojtarët zgjedhin me dëshirë me kë kombëtare do luajnë dhe si Kosova dhe Shqiperia kanë pranuar vendim e lojtarëve.

Rasti me i fundit e kombëtares U-21Alban Bushit është Adenis Shala. 20-vjeçari që ka qenë pjesë e Kosovës U-21 do të grumbullohet nga teknikun Alban Bushi. Ai do të thirret në zborin që kjo grupmoshë do të zhvillojë në Turqi. Afrimi i Shalës nuk ishte i lehtë, por “mik” për të u fut ish-lojtari i Kombëtares, Armend Dallku. Ky i fundit ka rekomanduar futbollistin te strukturat e FSHF-së, por ka ndihmuar dhe me pajisen e tij me pasaportë shqiptare.

Ndërkohë Mesfushori do të mundet të tregojë veten me Shqipërinë U-21 çka është një plus i madh për karrierën e tij, por dhe për trajnerin Alban Bushi që mund të fitojë një element mjaft pozitiv. /albeu.com/






Shtuar më 24/11/2018, ora 11:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori