Bushi i rrëmben talentin Panuçit
Pëlqej
shpresat00
Giaçomo Vrioni u grumbullua nga trajneri Christian Panuçi për ndeshjen miqësore ndaj Jordanisë, por që nuk u aktivizua për ansjë second. Kaq ka mjaftuar që trajneri i Kombëtares së Shpresave, Alban Bushi të marrë menjëherë në skuadër për ndeshjen që do të luhet sot përballë Spanjës. Lajmin e bëri publike Federata Shqiptare e Futbollit.

“Sulmuesi Giaçomo Vrioni i është bashkuar ekipit kombëtar U-21, për të qenë në dispozicion të teknikut Alban Bushi për takimin zyrtar eleminator me Spanjën, që luhet sot në orën 19.00”, thuhet në njoftimin e FSHF-së. /albeu.com/


Shtuar më 11/10/2018, ora 14:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori