Bushi: Nuk e mendoj stolin e kombëtares
E kishte paralajmëruar humbjen e ekipit në konferencën për shtyp para ndeshjes trajneri Alban Bushi. Trajneri i Shqipërisë U-21 nuk e përjetoi mirë këtë disfatë, pasi ekipi i tij dhuroi lojë dhe tregoi nivel, por nuk u shfaq cinik sa miqtë. Bushi preku një sërë çështjesh në fjalën e tij.

NDESHJA – "Ne e dimë që kishim një kundërshtar shumë të fortë siç është Turqia, që është pretendente për grupin. Ishim munduar ta përgatisëm lojën ashtu siç ne luajtën, nuk u shpërbëmë si ekip. Në fund, po nuk i shfrytëzove rastet ndëshkohesh, pasi kanë lojtarë shumë të mirë, titullarë dhe me minuta në këmbë. Ne e dinim që do të lodheshim në 20 minutat e fundit, pasi lojtarët tanë luajnë në nivele shumë më të ulëta".

RASTET E HUMBURA – "Ky është një problem. I krijuam 2-3 raste dhe nëse do të kishim shënuar, do të kishim fituar. Nuk duhet të ishin të tensionuar, pasi përballë kishin Turqinë. Ok, Turqia është ekip i mirë, por nuk është as Franca e as Spanja. Duhet të jemi realistë, kundërshtari është më i fortë se ne".

PËSIMI I GOLAVE – "Goli i dytë është mëkat që të pësohet. Një lojtar nuk mund të driblojë 4-5 vetë në zonë. Ai është lojtar i mirë, kapiteni, por nuk duhet kurrsesi të driblohemi 4 veta në zonë".

PANUCCI – "Unë e kam mendjen vetëm te U-21, jam i përqëndruar vetëm kundër Andorrës. Nuk e kam mëndjen fare të kombëtarja A, vetëm te skuadra ime. Shehi i Kastriotit bëri një lojë shumë të mirë, edhe Bajramaj bëri shumë mirë".

DURMISHAJ:"Nuk besoj se të kombëtarja jonë do të ketë më rast si Durmishaj. Nuk e besoj”. /albeu.com/

Shtuar më 23/03/2019, ora 22:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori