Bushi nxjerr sekretin e Panuçit
Pëlqej
albanbushi
Trajneri i Kombëtares së Shpresave, Alban Bushi tha për mediat se tekniku Panuçi është shumë i fiksuar me disiplinën e lojtarëve.
“Patjetër që kam komunikim me trajnerin Panuçi. Shumë herë jo vetëm një herë. Unë i kam dhënë mendimin tim, por ai kërkon një mendim specifik për disiplinën, se si sillen lojtarët në grumbullim.

Unë kam dhënë mendimin tim për të gjithë lojtarët. Nuk kemi pasur ndonjë problem me disiplinën, ndërsa nga ana e kualitetit është vetë trajneri që i sheh gjatë ndeshjeve”, tha Bushi. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2018, ora 12:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori