Busquets: Jemi mësuar me këto gjëra të Messit
Këtë javë u zbulua se Lionel Messi është duke u përballur me një lëndim që prej para Krishtlindjes, por bashkëlojtari i tij, Sergio Busquets, ka bërë të ditur se lojtarët e Barcelonës nuk habiten më nga paraqitjet madhështore të argjentinasit.

Barcelona arriti ta fitojë derbin e Katalonjës, kundër Espanyolit, me rezultat 2:0, në kuadër të xhiros së 29-të të La Ligës. Me këto tre pikë, Barcelona shkon 13 pikë para klubit në pozitën e dytë në tabelën e ligës spanjolle, Atletico Madridit.
Tri pikët e kësaj ndeshjeje Barcelona i siguroi falë argjentinasit Lionel Messi, i cili në minutën e 71-të e shënoi golin e parë për këtë ndeshje nga goditje të lirë.

Por, kjo nuk ishte e gjitha për argjentinasin në këto 90 minuta lojë. Vetëm një minutë para fundit të kohës së rregullt, Messi shënoi edhe një gol tjetër, duke ia siguruar kështu Barcelonë fitoren.

"Ai është shumë i rëndësishëm për ne dhe ata e patën një ndeshje të mrekullueshme. Është gjithmonë një epërsi ta kesh atë në skuadër. Paraqitja e tij mund të duket e pazakontë nga jashtë, por kjo gjë nuk na habit neve", ka thënë Busquets.

"Ajo që e bën ai në stërvitje është më e vështirë se që e bën në fushë. Ne jemi mësuar me gjëra t të tilla".

Messi kishte qenë në dyshim për këtë ndeshje, pasi pësoi lëndim në ndeshjen e fundit të zhvilluar për ekipin kombëtar të Argjentinës. Megjithatë, ai u rikuperua në kohë dhe arriti ta bëjë një paraqitje të mrekullueshme, e cila sipas SofaScore u vlerësua me notën 9.5, më të lartën nga të gjithë lojtarët në fushë.

Tifozët e Barcelonës do të shpresojnë se Messi do të shfaqë formë po kaq të mirë edhe në ndeshjen e radhës, kundër Villarealit, e cila do të zhvillohet të martën, po ashtu në kuadër të La Ligës. /albeu.com/
Shtuar më 30/03/2019, ora 23:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori