Busquets kërcënon Barcelonën: Rritje page ose largohem
Pëlqej
Sergio Busquets i ka bërë me dije Barcelonës se dëshiron rritje të pagës nëse duan që ai të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm.

Mesfushori është padyshim njëri prej lojtarëve më të mirë në botë në pozitën e tij dhe kishte rinovuar kontratën me Barçën më 2016 deri në qershor të 2021 (me opsion që të vazhdojë edhe dy vite të tjera).

Megjithatë ai ka nënshkruar një marrëveshje me kushte që ka të bëj me lëvizjen e pagës së tij.

Busquets besohet se kërkon një rritje page me atë Messit dhe Suarezit që është e pamundur për klubin katalanas.

Ai është një lojtar kryesor për Ernesto Valverden dhe është nënkapiten i skuadrës për sezonin 2018/19.

City i Guardiolas është gati të paguaj klauzolën prej 200 milionë eurove që vështirë të gjendet ndonjë skuadër që do të paguaj kaq shumë para për një 30 vjeçar. /albeu.com/
Shtuar më 16/05/2018, ora 21:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori