E FUNDIT/ Një plumb në kokë, vdes 26 vjeçari
Busquets: Messi padron i së ardhmes së tij
Sergio Busquets ka siguruar të gjithë tifozët e Barcelonës se Lionel Messi nuk ka aspak ndërmend të largohet nga katalanasit. Mesfushori blaugrana ka folur pas raportimeve se argjentinasi ka mosmarrëveshje me trajnerin Luis Enrique.

26-vjeçari nuk ka asnjë dyshim se Messi do të qëndrojë ende në "Camp Nou", teksa është shprehur për faqen zyrtare të klubit se "ai është vetë padron i të ardhmes së tij dhe, përderisa ka thënë që nuk ka ndërmend të largohet, atëherë kjo është gjëja më e rëndësishme për ne. Ajo që ai ka thënë gjatë konferencës përpara ceremonisë së Topit të Artë është ‘klisheja’ tipike që nënkupton se kurrë nuk i dihet se çfarë do të ndodhë në të ardhmen".

"Njerëzit thjesht lexojnë atë çfarë u pasqyrohet nga shtypi, por mendoj se kushdo ka të drejtë dhe mundësi të flasë. Dhe ai do të flasë sërish për ne. Duam thjesht të jemi të bashkuar, si një trup i vetëm, ndërsa tifozët tanë duhet të jenë gjithnjë në përkrahje ndaj nesh". vijoi mesfushori katalanas.

Busquets foli me superlativa për shokun e tij të skuadrës, duke e përshkruar atë si një person "me këmbë në tokë" dhe pret që golashënuesi më i mirë i La Ligas të vijojë gjatë gjithë karrierës së tij të luajë me Barcelonën.

"Pleshti" ka shënuar 16 gola këtë sezon, por humbi në garën për trofeun individual "Topi i Artë" ndaj rivalit të tij të drejtpërdrejtë, Cristiano Ronaldo, të hënën. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2015, ora 10:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori