Busquets: Nuk përsëritet Barça e Pep
Mesfushori i Barcelonës dhe i përfaqësueses spanjolle, Sergio Busquets iu përgjigj kritikave mbi futbollin që luajnë katalanasit me Tata Martinon, duke theksuar se nuk mund të përsëritet loja e skuadrës së Pep Guardiolës. "Ne nuk po luajmë si në epokën e Guardiolës, sepse ajo është e papërsëritshme. Kritikat ndaj Barçës nuk janë në proporcion të drejtë".

25-vjeçari u shfaq i qetë kur u pyet për dëmtimin e Lionel Messit: "Messi është mjaftueshëm inteligjent për ta kuptuar atë që I nevojitet. Nuk është një dëmtim që të mban një javë larg fushave, por kërkon kohë dhe qetësi për t’u riaftësuar sa më mirë. Ai e di se nëse nxitohet mund t’i përkeqësojë gjërat. Do të kthehet kur të jetë 100% gati", është shprehur mesfushori katalanas.

Sa i përket rivalitetit për "Topin e Artë" mes Messit, Ronaldos dhe Ribery, Busquets nuk e ka të vështirë për ta thënë mendimin e tij.

"Për mua numri një është Messi. Ai fitoi tre trofe si dhe u shpall golashënuesi më i mirë i La Ligas. Nuk i njoh mirë kriteret, por është evidente që do ta fitojë futbollist sulmues dhe që është në listën e lojtarëve më të mëdhenj", vijoi mesfushori i Barçës.

Duke folur për kombëtaren spanjolle, Busquets komentoi situatën ku ndodhet Iker Casillas, i cili është shndërruar portier i dytë te Reali i Madridit.

"Iker po punon edhe më shumë në stërvitje, gjithmonë e ka bërë këtë, por tani më shumë. Herët a vonë do ta arrijë atë që kërkon dhe do të na bëjë të gjithëve të lumtur", përfundoi Busquets. /albeu.com/
Shtuar më 19/11/2013, ora 14:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori