Busquets tregon nëse Iniesta do të luaj ndaj Chelseat
Pëlqej
Sergio Busquets në një intervistë të dhënë para ndeshjes me Chelsean ka folur edhe për shokun e tij, Andres Iniesta nëse do të luajë përballë Londinezëve.

"Ne e dimë se çfarë bën Andrés në ekip, në fushë dhe si kapiten", tha fillimisht mesfushori.

"Ti i jep topin atij dhe ai gjithnjë e di atë që duhet të bëjë, atë që na jep ai është gjithnjë pozitive. Ai ka fjalën e fundit, shpresoj se trajneri mund ta llogarisë atë për nesër" ishin fjalët e tij.

Barcelona dhe Chelsea do të përballen nesër në mbrëmje në orën 20:45 në "Camp Nou".
Shtuar më 13/03/2018, ora 21:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori