Butragueno: Ndeshje prestigji kundër një ekipi legjendar
Emilio Butragueno
Drejtori i Marrëdhënieve Institucionale të Real Madridit, Emilio Butragueno, ka deklaruar se Juventusi është një skuadër legjendare dhe kthimi i saj në elitë është “lajm i mirë për futbollin europian”.

"Është një gjysmëfinale prestigji, kundër një ekipi legjendar. Është lajm i mirë për futbollin rikthimi i Juventusit. Do të jenë dy ndeshje të barabarta", tha ish-sulmuesi i Realit dhe kombëtares spanjolle pas hedhjes së shortit të Champions League.

"Juventusi e tregoi edhe vitin e kaluar se ishte një skuadër e fortë. Ne shpresojmë të rekuperojmë të dëmtuarit për ta përballuar sa më mirë gjysmëfinalen", shtoi Butragueno. /albeu.com/
Shtuar më 24/04/2015, ora 14:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori