Buzëqesh Barça, Messi i gatshëm ndaj Celta Vigos
Lajm i mirë për Barcelonën në prag të javës së 29 të Primera Division. Lionel Messi do të jetë në dispozicion të Luis Enriques për transfertën e vështirë me Celta Vigon, që do të zhvillohet këtë të dielë.

Sapo mbërriti në kryeqendrën e Katalunjës pas grumbullimit me Argjentinën, katër herë fituesi i "Topit të Artë" iu nënshtrua ekzaminimit të hollësishëm mjekësor, që konfirmoi se 27-vjeçari mund të zbresë në fushë që këtë fundjave.

Argjentinasi nuk luajti asnjë nga dy miqësoret e përfaqësueses së tij për shkak të dhimbjeve që ndjente në këmbën e djathtë si rrjedhojë e një ndërhyrjeje të gabuar të mbrojtësit të Manchester City-t në sfidën e kthimit të 1/8 të Champions League.

Nuk përjashtohet mundësia që ylli argjentinas ta nisë nga stoli për të hyrë në fushë vetëm në rast të një rezultati të papëlqyeshëm për skuadrën katalanase. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2015, ora 13:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori