Buzëqesh Barcelona, Juventus copëtohet nga dëmtimet në prag të supersfidës
Fitorja e pastër tre me zero ndaj Chievoskampionat ka sjellur lajme jo të mira për trajnerin e bardhezinjve Masimiliano Allegri.

Khedira dhe Marchisio nuk gëzojnë formën e tyre më të mirë fizike. Ankth në radhët e kampionëve të italisë ka edhe për gjëndjen fizike të sulmuesit Mario Mandzukic, i cili në përballjen ndaj Chievos mori një godijte në pjesën e pulpës. Alex Sandro po kalon një gjëndje gripale, ndërsa Giorgio Chiellini, pas dëmtimit të pësuar në seancat stërvitore me Kombëtaren e Italisë po bën gjithcka që ti ritkhehet sa më shpejt fushës së blertë.

Teknikut Allegri nuk i mbetet gjë tjetër vecse të shpresojë që gjëndja e disa prej lojtrave kyc të shkojë drejt normalitetit edhe pse 50-vjecari në të shumtën e rasteve, për ndeshjet në kampionat ose champions nuk është mbështetur tek futbollistët e sapo rikthyer nga dëmtimi. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2017, ora 15:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori