Buzëqesh Bayen, Dortmund e pëson nga Augsburg (VIDEO)
Borussia e Dortmundit u mposht 2-1 nga Augsburg në sfidën që hapi javën e 24-ët të Bundesligës.

Një humbje që djeg kjo për verdhezinjtë pasi në rast fitoreje të Bayernit në transfertën e vështirë ndaj Gladbah, Dortmundi dhe bavarezët do të barazoheshin me pikë.

Golat për Augsburg u shënuan nga koreano-jugori Ji Dong-Ëon, ndërsa për Dortmundin golin që ngushtoi shifrat e realizoi spanjolli Paco Alcacer i cili u fut në fushë pjesën e dytë.

Me këtë humbje të verdhezinjve, buzëqesh Bayern Munich ku në rast fitore sot ndaj Moncheglabah ngjitet në krye me 54 po aq sa ka dhe Dortmund. /albeu.com/
Shtuar më 02/03/2019, ora 09:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori