"Buzëqesh" Gattuso, dy lojtarë mposhtin koronavirusin
Pas humbjes zhgënjyese në Europa League ndaj AZ Alkmar, trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso mund të ngushëllohet me faktin që dy mesfushorët Eljif Elmas dhe Piotr Zielinski ia kanë dalë më në fund të mposhtin koronavirusin dhe nga dita e hënë mund t’i bashkohen grupit të futbollistëve të tjerë, për t’u stërvitur rregullisht nën urdhrat e teknikut kalabrez.

Për fat të keq, Gattuso nuk mund të llogarisë shërbimet e dy lojtarëve për transfertën e sotme ndaj Beneventos, pasi nuk është plotësuar dokumentacioni i nevojshëm mjekësor, por mund t’i përdorë duke nisur nga e enjtja në Europa League.

Dy futbollistët kanë rezultuar pozitivë në javën para ndeshjes me Juventusin dhe kanë qëndruar në izolim për më tepër se 20 ditë, megjithatë tani Gattuso mund të bazohet te një organikë e plotë për të përballuar angazhimet e ardhshme.

Shtuar më 25/10/2020, ora 10:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori