Buzëqesh Gattuso, i rikthehet nga dëmtimi një titullar në mesfushë
Një lajm i mirë vjen nga infermieria e Milanit.

Lucas Biglia është rikthyer në stërvitje dhe do të jetë në dispozcion të Gattusos duke filluar që të premten në ndeshjen ndaj Empolit, shkruan Albeu.com.

Biglia vuajti një dëmtim në muajin tetor dhe prej atherë ai nuk ka zbritur në fushë.

Megjithatë ai tashmë ka filluar stërvitjen me pjesën tjeëtr të skuadrës.

Ndërkohë edhe mbrojtësi Caldara është pranë rikuperimit të plotë.

Ai ende nuk ka zhvilluar ndeshje zyrtare me Milanin që pas transferimit nga Juventusi në merkaton e verës që lamë pas. /albeu.com/
Shtuar më 06/02/2019, ora 17:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori