Buzëqesh Inzaghi, Cerci i thotë "Po" Milanit
Milani fiton derbin e merkatos me Interin. Alessio Cerci është futbollisti më i ri i kuqezinjëve. Ish sulmuesi i Torinos u shpeh fillimisht në profilin e tij në Facebook se nuk e kishte zgjedhur ende skuadrën e tij të ardhshme, por pak më parë ai ka zgjedhur ofertën e "Djallit" pas presionit të Atletico Madrid, shkruan "La Repubblica".

Me këtë veprim i hapet rruga shkëmbimit që sheh Fernando Torres sërish në ngjyrat "Los Colchoneros".

Cerci ka folur personalisht me Inzaghin, por nuk do ti bashkohet skuadrës në turneun e Dubait. Ai do të zbarkojë në Milano në fillim të janarit. /albeu.com/
Shtuar më 27/12/2014, ora 15:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori