Buzëqesh Napoli, Hysaj dhe Mertens janë gati
Napoli do të ketë në grup dy të dëmtuarit e sfidës në Romë, bëhet fjalë për Dries Mertens dhe Elseid Hysaj që lanë fushën para kohe.

Të dy lojtarët kanë marrë trajtimin e duhur që nga dita e shtunë dhe janë vënë në dispozicion të trajnerit Carlo Ancelotti, i cili i ka grumbulluar të dy për sfidën ndaj Empolit. Nga dëmtimi rikthehet edhe Piotr Zielinski.

Gjithsesi të dy këta lojtarë të kthyer nga dëmtimet priten ta nisin ndeshjen nga stoli, ndërsa Zielinski nuk është grumbulluar fare.

Lojtarët e grumbulluar nga Napoli për sfidën ndaj Empolit:

Meret, Karnezis, D’Andrea; Malcuit, Koulibaly, Hysaj, Luperto, Maksimovic, Mario Rui, Zedadka; Allan, Zielinski, Fabian; Verdi, Callejon, Ounas, Mertens, Younes, Milik, Gaetano
Shtuar më 02/04/2019, ora 17:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori