Buzëqesh Napoli, Juventus me plot mungesa në "finalen" e kampionatit
Pëlqej
Sipas Sky Sport Italia, Pjanic dhe Mandzukic kanë pësuar lëndime në barazimin 1-1 me Crutonen dhe sot kanë rifilluar stërvitjen, megjithëse, të ndarë prej ekipit. Gjithashtu është e mundur që Max Allegri të mos i jep mundësi të paraqitet edhe Dybalas, i cili pritet të mbetet në stol para ndeshjes më të madhe të sezonit.

Performanca e shkëlqyer e skuadrës në fitoren 3-1 kundër Realit të Madridit, ku Dybala ishte i pezulluar shkaku i kartonit të kuq të marrë në takimin e parë, duket do të ndikojë që trajneri italian mos të ndryshojë në formacionin bazë.

Në këtë rast Juventus do ti përgjerohët Douglas Costas për të mbyllur çështjen e titullit kampion, pasi ky i fundit është në formë mahnitëse me katër asistime në dy ndeshjet e fundit. /albeu.com/
Shtuar më 19/04/2018, ora 23:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori