Buzëqesh Pirlo, rikthehen 4 titullarët për ndeshjen ndaj Interit
Juventus do të ndeshet me Interin në fundjavë teksa tani vijnë disa lajme të mira për Pirlon.

Sipas SportMediaset, Federico Chiesa dhe Weston McKennie janë stërvitur, por ndaras nga ekipi i parë.

Progresi i tyre është më i mirë sesa ishte menduar fillimisht dhe sipas artikullit, trajneri i Juventus, Andrea Pirlo, mund ti ketë ata të gatshëm për ndeshjen e së dielës.

Sipas zërave të fundit edhe testimet e Alex Sandro dhe Juan Cuadrado kanë rezultuar negative dhe pritet të paraqiten të dielen, por duhet t’ju nënshtrohen edhe një testi paraprak për të qenë të sigurt.

Kjo do të thotë se Pirlo, mund të ketë në dispozicion katër futbollistë në derbin ndaj Interit. Në mbrojtje pritet të jenë dyshja, Chiellini dhe Demiral.
Shtuar më 14/01/2021, ora 22:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori