Buzëqeshin tifozët e Interit, Icardi rikthehet në stërvitje
Mauri Icardi i ka rinisur stërvitjet me Interin pas një kohe të gjatë.
ANSA raporton se Icardi u stërvit me bashkëlojtarët e tij në Appiano Gentile për herë të parë që prej 13 shkurtit, ditës kur iu mur shiriti i kapitenit.

Drejtuesit zikaltër ishin në qendrën stërvitore për ta ndjekur seancën nga afër.
Argjentinasi nuk ka luajtur për Interin që prej kur iu mor shiriti i kapitenit më 13 shkurt, edhe pse thuhej se riaftësimi nga lëndimi i gjurit ishte arsyeja e mungesës së tij.

Megjithatë, 26-vjeçari e ka përfunduar tretmanin mjekësor dhe mund të thirret nga Luciano Spalletti për ndeshjen e radhës të Interit në Serie A kundër Lazios më 31 mars.

Shtuar më 21/03/2019, ora 15:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori