"Buzëqesh" Kosova, merr një tjetër lajm të mirë nga FIFA
Kosova merr një tjetër lajm të mirë në prag të sfidës së parë zyrtare ndaj Finlandës.

Sulmuesi Vedat Muriqi është tashmë zyrtarisht i lirë të luajë me Kosovën. Bomberi i cili ka shkëlqyer në futbollin turk vitet e fundit, ka luajtur më parë disa ndeshje me Shqipërinë U21, ndaj ashtu si disa lojtarë të tjerë, ishte pezull, në pritje të vendimit të FIFA-s.

Tashmë ka ardhur lajmi i shumëpritur dhe shpresohet që deri të dielën në mbrëmje të jenë aprovuar gjithë lojtarët e mbetur.
Shtuar më 03/09/2016, ora 16:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori