"Buzëqesh" Zidane, Gareth Bale drejt rikthimit nga dëmtimi
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka marrë lajme të shkëlqyera para ndeshjes së 15 shkurtit kundër Napolit të vlefshme për Champions League. Gareth Bale, i cili ka qëndruar jashtë fushave të blerta për më shumë se 2 muaj, është drejt rikuperimit të plotë.

Uellsiani mund të aktivizohet në takimin e kthimit kundër Napolit, që do të luhet më 7 Mars në San Paoli, për fazën e 1/8 të Champions League.

Zidane tashmë mund të marr frymë lirisht, pasi rikthimi i uellsianit është shumë i rëndësishëm për reapartin e avacuar të klubit merenges.
Shtuar më 08/02/2017, ora 15:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori