Bye bye Pato
Milan-Pato, një martesë që duket se po i vjen fundi. Kuqezinjtë, sipas "Corriere dello Sport", kanë vendosur ta shesin brazilianin në fund të sezonit, duke parë mundësinë konkrete për të futur në arkat e tyre 30 milionët që ofrojnë sheikët e PSG.

Shumë dëmtime muskulare për "Paperon", 14 në 2 vjet dhe 45 ndeshje të paluajtura. Sa herë që zbret në fushë të gjithë frikësohen nga ndonjë mundësi dëmtimi dje kjo është kthyer në një problem psikologjik për klubin.

Në ndeshjen e fundit ndaj Juventus Pato u fut si titullar por problemet fizike bën që të linte lojën pas 45 minutash dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer as Berlusconit i cili nuk besohet të pengojë edhe një herë shitjen e "dhëndrit" të tij.

Alexandre Pato erdhi në 2008 në Milano për 22 milionë euzro dhe shitja për 30 milionë do të ishte një aferë e mirë për kuqezinjtë.

Po kush do të vijë nëse ikën braziliani? Galliani ëndërron akoma të sjellë në San Siro Carlos Tevez. Argjentinasi kërkon me dëshirën e tij të veshë fanellën e Milan dhe është i preferuar edhe nga Silvio Berlusconi.

Ndërsa emri tjetër më pak i mundshëm por që është ëndrra e drejtuesve kuqezinjë, është ai i Mario Balotellit. Ditë më parë, agjenti i tij Mino Raiola u shpreh se një ditë Super Mario do të veshë fanellën kuq e zi por data e saktë nuk dihet ende.

Të presim fundin e sezonit dhe të shohim çfarë do të ndodhë me sulmin kuq e zi. /albeu.com/
Shtuar më 01/03/2012, ora 09:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori