Byerni humb një nga mbrojtësit kryesor për gjithë sezonin
Bayerni i Mynihut mori një barazim 2-2 në transfertën e të shtunës ndaj Augsburgut, por përveç dy pikëve, humbi për një kohë të gjatë edhe qendërmbrojtësin gjerman Niklas Sule, që pësoi një dëmtim të rëndë.

Mbrojtësi 24-vjeçar iu nënshtrua ditën e sotme një operacioni, ndërsa afatet e rikuperimit pritet të jenë shumë të gjata dhe përveç se ka humbur sezonin me Bayernin, me shumë gjasë do të humbë edhe Kampionatin Europian.

Ka qenë vetë presidenti i Bayern Munchen, Uli Hones, që i mbylli derën edhe mundësisë që Sule të luajë në fazën finale Europianit 2020, duke thënë se mbrojtësi duhet të përqendrohet te rikuperimi i plotë.

"Niklas duhet ta harrojë Kampionatin Europian. Nuk ka kuptim që vetëm pak kohë pas operacionit të luajë në këtë event. Duhet të përqendrohet te rikuperimi i plot për sezonin e ardhshëm", tha Hones, duke i çuar një sinjal dëshpërues trajnerit të Gjermanisë, Joakim Low.
Shtuar më 21/10/2019, ora 23:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori