Bylis dhe Laçi ndajnë pikët (VIDEO)
Bylis dhe Laçi janë ndarën në “paqe” në javën e parë të Kategorisë Superiore, në duelin e zhvilluar në stadiumin “Adush Muça” të qytetit të Ballshit.

Vendasit e Dovedan kaluan të parët në avantazh me anë të futbollistit Hadroji, i cili shënoi në minutën e 36-të, ndërkohë që kurbinasit e trajnerit Cungu, barazuan me anë të bomberit Nuabueze nga pika e bardhë e penalltisë. Një përballje e luftuar ku nuk munguan rastet e shënimit nga të dyja krahët.

Vlen të theksohet fakti se ballshiotët ishin më superiorë dhe bënë një paraqitje më dinjitoze ndaj Laçit. Një pikë e vyer kjo për bardhezinjtë.
Shtuar më 04/11/2020, ora 16:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori