Bylis surprizon sërish, mposht edhe Vllazninë (VIDEO)
Bylis është surpriza më e bukur e këtij sezoni në Kategorinë Superiore. Ballshiotët mposhtën Vllazninë në javën e 11-të të Superligës dhe tashmë e shikojnë veten në dytë të tabelës me 20 pikë.

Goli i shënuar mes polemikave i Stivian Jankut i ka mjaftuar kampionëve të Kategorisë së Parë të fitojnë 1-0 në "Loro Boriçi" për tu afruar akoma dhe më shumë me kreun, që mbahet nga Partizani me 21 pikë.

Kjo ishte fitorja e 5 e Bylis deri në këtë pikë të sezonit. Ndërkaq, Vllaznia qëndron në vendin e 7-të me 15 pikë.
Shtuar më 04/11/2019, ora 20:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori