Bylis dhe Teuta ndahen në paqe, Ballshiotët kapin kreun (VIDEO)




90 mintua shumë të luftuar ndërmjt Bylisit dhe Teutës që mbyllin gjithçka me rezultatin 0-0. Një barazim i merituar për mënyrën se si shkoi ndeshja dhe luftën e fortë sportive.

Ndeshja e një niveli të kënaqshëm me të dy ekipet që u shprehën mirë në fushën e lojës. Teuta ishte më e rrezikshme në fushën e lojës, por nuk ia doli të kthehej te fitorja pas disfatës në Laç.

Djemtë e Shkëmbit gabuan në ato raste që patën, ndërsa në fund të ndeshjes Arapi tronditi traversën e vendasve.

Përfundimisht, një 0-0 që nuk ndihmon asnjë nga ekipet për pretendimet e tyre në tabelën e klasifikimit. Bylisi kap Partizanin në vendin e parë me 17 pikë, por me një ndeshje më shumë, ndërsa Teuta ka një pikë më pak.
Shtuar më 27/10/2019, ora 15:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori