Bylisi përmbys dhe përmbyset nga Skëndërbeu
Spektakël në Ballsh, por arbitri Erjon Bastari e bën baltë. Skënderbeu fitoi me rezultatin 2-3, por në fundin e pjesës së parë për ta u akordua një 11-metërsh shumë i dyshimtë, ndërkohë që në të dytën iu mohua një vendasve. E kuptueshme që gabimet e tij përcaktuan edhe fatin e ndeshjes.

Krasniqit që shënoi në të parën, Bylisi iu përgjigj me pesë minuta të çmendura. Murataj dhe Goxha shënuan dy herë, por Bregu dhe Gripshi më pas prishën festën e ballshiotëve, që gjithsesi mbeten në vendin e dytë në klasifikim.

NDESHJA – Bylisi u paraqit mirë në pjesën e parë, duke qenë më kërkues. Guindo në dy raste provoi të shënonte, ndërkohë që kur kishin kaluar 22 minuta Ndecky pengoi në zonë Peposhin dhe arbitri Bastari akordoi penallti. Portieri Hidi, si zakonisht e ekzekutoi dhe e dërgoi jashtë kuadratit. Ballshiotët mundohen të zhbllokojnë ndeshjen, por e pësojnë në fund. Një penallti e dyshimtë, për një ndërhyrje të pretenduar të Peposhit ndaj Bregut, u kthye në gol nga Krasniqi.

E dyta pati sërish protagonist arbitrin Bastari, i cili nuk akordoi një penallti për Bylisin. Prekja me dorë e Gripshit nuk u konsiderua e gabuar. Ballshiotët ia dolën ta përmbysnin rezultatin për momentin, duke çuar dëm gabimet e kryesorit të ndeshjes. Goxha ishte protagonist, duke asistuar në golin e barazimit për kapitenin Murataj, ndërkohë që pesë minuta më pas (79′) ia doli të realizonte me një kthesë të bukur brenda zonës. Festë e madhe në “Adush Muçaj” të qytetit të Ballshit, por që nuk zgjati shumë.

Ndreca pengoi në zonë Bregun dhe vlonjati e ktheu në gol vetë penalltinë, ndërkohë që tre minuta më pas ishte Gripshi ai që realizoi edhe golin e tretë pas një kundërsulmi.
Shtuar më 09/11/2019, ora 16:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori