Shuma marramëndëse që fiton CR7 nga Instagrami
Cristiano Ronaldo është i prirur për të qenë më i miri, jo vetëm në fushën e blertë, por edhe jashtë saj. Suksesi po e përndjek në rrjetet sociale, konkretisht në Instagram.

33 vjeçari ka plot 141 milionë ndjekës në Instagram dhe sipas një publikimi të revistës amerikane Forbes, për çdo postim që portugezi bën në Instagram, përfiton plot 641 mijë euro. Sa i përket futbollistëve të tjerë, i dyti në listë prin Neymar me 513 mijë euro i ndjekur nga Lionel Messi me 427 mijë euro për çdo postim.

Por Cristiano Ronaldo nuk është ai që përfiton më së shumti nga Instagrami pasi është Kylie Jenner me 850 mijë euro për çdo postim e ndjekur nga Selena Gomez me 684 mijë euro. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2018, ora 13:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori