Cabellos mbrëmë u nis me urgjencë për në spital, gjendja e tij është serioze
Pëlqej
Teksa Spanja U-21 përballej me Itali U21 në Toledo mbrëmjen e djeshme, Cabellos u bë pjesë e një urgjence.

Një moment jo i mirë shëndetësor pa mesfushorin Dani Ceballos të nisej për në spital. Lojtari i Real Madrid u zëvendësua përfundimisht kur u kuptua se gjendja e tij ishte serioze dhe u largua nga stadiumi në Toledo me një barelë, përcjell Albeu.com.

Pasi u zëvendësuar, Ceballos filloi të ndjerë dhimbje të forta në qafë dhe marrje mendsh. Ai sot është duke u kuruar dhe Spanja së bashku me Realin janë në pritje të rezultateve të testeve të mëvonshme mjeksore. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2017, ora 10:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori