Skuadra e
Real Madrid është mposhtur nga
Cadiz.
Me rezultatin minimal 0:1,
Cadiz ka shënuar
fitore në udhëtim kundër kampionëve të La Liga.
Ishte goli i minutës së 16’ nga Lozano ai që vendosi gjithçka sa i përket fituesit të këtij takimi.
Kjo humbje e befasishme e mban skuadrën e
Real Madrid në kuotën e 10 pikëve pas pesë ndeshjeve, kurse
Cadiz barazohet me pikë me ‘Los Blancos’, me gjashtë ndeshje të luajtura.
Barcelona synon të shfrytëzojë gabimin e
Real Madrid me një
fitore eventuale sonte ndaj Getafe.
Shtuar më 17/10/2020,
ora 20:34